Nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e vrasjes së 39-vjeçarit nga Vlora, Edison Harizaj dhe të shokut të Tij, Genci Çaçi.
Policia e Durrësit ka shoqëruar më shumë se 40 persona por më pas janë lënë të lirë, pasi policia nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre. Ndërkohë pistat kryesore të hetimit në për këtë ngjarje janë hakmarrja dhe eliminimi për konflikte mes grupeve kriminale.
Kujtojmë se në atentatin e Durrësit, Edison Harizaj i njohur edhe si “padrino i Vlorës” u ekzekutua me breshëri armësh mesnatën e 7 nëntorit në dalje të Durrësit pasi u ndoq nga autorët teksa udhëtonte për në Vlorë. Bashkë me 39-vjeçarin humbi jetën nga plumbat edhe shoku i tij Genci Çaci, i cili ndodhej në makinë me objektivin e atentatit.
Makina e përdorur nga autorët e krimit, e cila u gjet e djegur pranë varrezave të Shën Vlashit, është lënë e braktisur në trotuar pranë godinës së policisë.
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli
Hapet për qarkullim rruga Pejë–Kullë–Rozhajë, kërkohen pajis...
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...