Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit pas operacionit anti-kanabis në Vlorë ku u asgjësuan 5 mijë bimë kanabisi.
Balla bëri të ditur se janë arrestuar tre persona në flagrancë, duke shtuar se siç e ka thënë që ditën e parë në detyrë se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka mundësi të vetme të korret.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionin anti-kanabis në Vlorë ku u asgjësuan 5 mijë bimë kanabisi, u sekuestrua një sasi e madhe kanabis dhe armë zjarri. Bashkë me tre personat e arrestuar në flagrancë si kultivues, janë proceduar penalisht edhe tre punonjës policie për mosveprim, pse jo dhe për bashkëpunim me keqbërësit. Siç e kam thënë që ditën e parë në detyrë se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka mundësi të vetme të korret, pa një shef që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur”, shkruan Balla në Facebook, duke e shoqëruar shkrimin edhe me pamje të aksionit./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...