Në Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, Kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, theksoi nevojën për një mandat më të fortë në zgjedhjet e ardhshme, në funksion të integrimit europian të vendit.
Rama deklaroi se “na duhet një mandat më i fortë se ky që kemi dhe që kishim, për ta bërë realitet objektivin e Shqipërisë në BE“.
Ai nënvizoi se Shqipëria duhet të përshpejtojë hapat për të mos humbur mundësinë e integrimit.
“Shqipëria duhet të vrapojë për të mos mbyllur atë derë që është hapur. Duhet të bëjmë çmos që ajo të mos mbyllet dhe kjo varet nga konfirmimi i PS-së në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Rama.
Sipas tij, momenti aktual është vendimtar për të ardhmen europiane të vendit.
“Fati e ka dashur që të na bjerë në pjesë një mundësi historike për të vulosur praninë e Shqipërisë në BE. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveçse të bëjmë detyrat tona, duhet të jemi gati”, tha Rama.
I pyetur nëse konflikti në rajon do të ndikojë në turizmin shqiptar, për kryeministrin Edi Rama nuk ka ndikim negativ madje sipas tij, mund të sjellë më shumë vizitorë në vend.
Sipas tij, shqetësimi më i madh mbetet rritja e çmimeve, duke përmendur situatën me naftën.
“Lufta i ka dëmtuar shumë miqtë tanë, unë mendoj që kjo do të përkthehet që më shumë njerëz do të vijnë këtu. Shqipëria ka sherr, por jo luftë. Besoj që ka ndikim pozitiv për ne. Ajo që është frika më e madhe janë çmimet; nafta, ju e patë vetë, kështu kërceu në momentin që filloi lufta atje dhe u bë disa herë më e shtrenjtë. Ne kemi plan, por na del ndonjë gjë”, tha Rama.
/rtsh.al/
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...