Projektligji për arsimin profesional në Shqipëri është shtyrë për në seancën e radhës, pas kundërshtimit nga ana e opozitës, se ai nuk është diskutuar me grupet e interesit.
Ka qënë vetë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi që ka kërkuar futjen në rendin e ditës së këtij projektligji.
Por demokraci Luçiano Boçi e kundërshtoi këtë kërkesë pasi sipas tij, komisioni i medias, që trajton çështjet e arsimit nuk ka qënë strukturë përgjegjëse. Boçi kërkoi që ai të kalojë dhe njëherë për shqyrtim në komision.
Ruçi më pas u tërhoq nga kërkesa e tij, duke kërkuar që të kalojë patjetër në punimet e seancës së ardhshme.
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...