Sot në Shqipëri janë vaksinuar 21,536 qytetarë ndërsa ka arritur në 100 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar nga fillimi i procesit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në rrjetet sociale se që prej fillimit të fushatës së vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 119,321 vaksinime (doza të para dhe të dyta).
Statusi i plotë i ministres Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura??. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit. * 21,536 vaksinime sot ?100,000 qytetarë të vaksinuar. 119,321 vaksinime të kryera nga fillimi i vaksinimit anticovid ✅ #ShqipëriaBuzëqesh?”
Ndërkohë kryeministri Edi Rama teksa njofton për shifrën e vaksinimeve të bëra, shkruan se brenda muajit maj Shqipëria do të ketë arritur të paktën 500 mijë të vaksinuar.
“SOT arritëm 100 MIJË VAKSINiME Brenda majit do të kemi arritur të paktën GJYSËM MILIONË të vaksinuar” shkruan Rama.
?? 100 mijë të vaksinuar deri sot
?? 100 mijë jetë më të mbrojtura??
Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të…Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, March 30, 2021
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...
Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, isht...
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra