Në portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e të enjtes jahti i njeriut më të pasur në Indi.
Bëhet fjalë për mjetin lundrues të quajtur “Alaiya” me pronar Lakshmi Mittal.
Jahti rreth 111.5 metra i gjatë është i ndërtuar në vitin 1965, ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, moderne për të bërë pushime komode.
Pronari është drejtor ekzekutiv i “ArcelorMittal”, kompania më e madhe në botë e prodhimit të çelikut.
Në vitin 2005, “Forbes” e renditi Lakshmi Mittal si personin e tretë më të pasur në botë, duke e bërë atë qytetarin e parë indian që renditet në dhjetëshen e parë në listën vjetore të botimit të njerëzve më të pasur në botë. /Euronews Albania/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...