Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për “shfrytëzim prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve” është ndaluar sot nga policia në Shkodër, në një operacion të koduar “Justice delayed”.
Në pranga është vënë Alvaro Malshi (Lukaj), 34 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër, bëjnë me dije burime zyrtare nnga policia.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndaluan në afërsi të Sheshit Isa Boletini, Malshin.
Ai u ndalua nga shërbimet Drejtorisë Vendore Policisë Shkodër, pasi Gjykata Apelit, Mesina/ Itali, me vendim extra, datë 30.07.2015, e ka dënuar me 6 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shfrytzim Prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve” parashikuar nga nenet 81 të kodit penal, si dhe ligjit nr 75/1958,seksioni 3 dhe 4 të Kodit Penal Italian.
Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...