Më 24 mars, policia u informua se një patrullë doganore në Haid (Austri) kishte ndaluar një shtetas të dyshuar shqiptar dhe se patenta shqiptare e shoferit e treguar nga ai me siguri ishte një falsifikim total. Pas kësaj, policia ka kontrolluar personin në fjalë dhe e ka arrestuar, transmeton albinfo.at.
Gjatë kontrollit nga komisariati i autostradës Haid, tek ai është gjetur edhe një tjetër patentë shoferi, kësaj here patent polak, gjithashtu i falsifikuar dhe që kishte për bartës një person tjetër. Shoferi, një shtetas shqiptar 20 vjeç, nuk ka mundur të tregojë asnjë dokument identifikimi të vlefshëm dhe është arrestuar përkohësisht, shkruan meinbezirck.at.
Pas marrjes në pyetje dhe kontrollit nga policia nacionale – me ndihmën e atasheut përgjegjës në Shqipëri – u arrit të sqarohej identiteti i tij në masë pothuajse të plotë.
Personi në fjalë nuk ishte në gjendje të identifikohej me ndonjë dokument të vërtetë, të vlefshëm, dhe për këtë arsye u arrestua përkohësisht në përputhje me dispozitat e Aktit të Policisë së të Huajve dhe u dorëzua në Policinë e të Huajve të Welsit.
Ai do të raportohet në prokurorinë publike të Linzit dhe në administratën e qarkut Linz-Land.
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...