Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në burgje ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.
Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit më herët prej vitesh. Ai është arrestuar për shkak të një çështje që i përket këtij institucioni.
Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit. Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata.
Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë. Pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar “arrest në burg” për të, ndërsa gjykata vendosi masë “arrest në shtëpi” për shkak se ka një fëmijë autik./a2cnn
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...