Një emigrant shqiptar është vënë në pranga pasi prej 11 vitesh ishte shpallur në kërkim.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, 43 vjeçari shqiptar Sokol Elezi, kërkohej që prej vitit 2006, pasi qëlloi me një levë një 20-vjeçar shqiptar në Vezuolo të Italisë.
Hetimet kanë zbuluar se Elezi nuk ka vepruar i vetëm, por bashkë me villain. Sipas policisë italiane, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të vjetër familjar, për të cilin Elezi është dënuar me 7 vjet dhe 6 muaj burg.
Ai kishte arritur që t’i shpëtonte arrestimit për 11 vjet duke u fshehur në Bergamo, falë ndihmës së bashkëatdhetarëve të tij.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...