Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se pas një konflikti, ka therur me thikë vëllanë e tij, 46-vjeçar.
Policia u njoftua për rastin pas paraqitjes në Spitalin e Elbasanit të 46-vjeçarit A.H., i cili ishte sulmuar me thikë në dorë.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika, me të cilat dyshohet se është kryer vepra, si dhe disa fishekë të armës së gjuetisë.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./Euronews.al
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...