Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit arrestoi të premten në mbrëmje sekretaren e përgjithshme të ministrisë së shëndetësisë, Joana Duro, dhe një punonjëse tjetër, Laura Sheto, nën akuzat për korrupsion.
SPAK konfirmoi arrestimet si pjesë e një operacioni në vazhdim e sipër, ndërsa dy të akuzuarat janë vëzhguar nga Prokuroria e Posaçme prej një kohe të gjatë.
Ato dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën përmes rryshfeteve prej afro 4 mijë dollarësh, si dhe abuzimit me një tender në vlerë të konsiderueshme.
Jozyrtarisht mësohet se e pandehura Duro është kapur në flagrancë, duke marrë rryshfet.
Kryeministri Edi Rama tha se ky ishte një rast i rëndë, dhe se nuk ka kompromis me askënd, që shkel ligjin.
“Mungesa e sensit të patriotizmit, të detyrës, të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli, është realisht e tmerrshme”, theksoi zoti Rama. Ai shtoi se reforma në drejtësi i dha fund mosndëshkimit. “Ne e kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër dhe në këtë rrugë nuk ka asnjë kthim mbrapa dhe nuk ka asnjë kompromis me askënd”, shtoi ai./voa
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit