Ramazan (Dan) Hutra autori i vrasjes me armë zjarri të 3 grave të mërkurën në kryeqytet është arrestuar nga policia.
Hutra është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës.
Dan Hutra vrau me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.
Gjithashtu, plagosi ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.
Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, ditën e sotme në Kamzë.
31-vjeçarja Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.
Hutra rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases Dafina Havalja./Euronews Albania
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri