Një tjetër rast i rëndë është shënuar në një familje shqiptare, ku babai ka përdhunuar vajzën e tij vetëm 15 vjeçe. Autori i këtij akti të shëmtuar është arrestuar pas 12 orë kërkimesh. Kjo ngjarje ka ndodhur në Dibër, ndërsa vajza ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.
“Më datën 18.08.2016, mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative se në një fshat të Njësisë Administrative Kastriot, një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike, efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se shtetasja E.P, 15 vjeçe, ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj.
Nga veprimet paraprake, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini.
Ndodhur në këto kushte, shtetasja E.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër, ku në prani të psikologut, prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje ku ka rezultuar se:
“Më datën 18.08.2016, rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji, i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.
Efektivat e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë krehjen e teritorit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në Njesinë Administrative Kastriot Dibër, për veprën penale “Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.
Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko-ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale.
Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e prokurorit. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Dibër”.
Tragjedi në futbollin turk, vdes tifozi i Kocaelisporit, ra ...
Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor
Rrëzohet helikopteri gjatë reagimit ndaj të shtënave në Ariz...
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane pr...
BILD raporton se ylli i Bayernit refuzoi Arsenalin në ditën ...
Moti nesër me vranësira dhe riga shiu