Arrestohet 29-vjeçari nga Berati, dyshohet për vjedhje në automjetet e turistëve në Sarandë

14:48 | 21 Qershor 2025
E.K

Një 29-vjeçar nga Berati është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në automjete të parkuara në qytet, kryesisht të turistëve.

Sipas policisë, rasti i fundit u regjistrua më 19 qershor 2025, në lagjen nr. 1 të Sarandës, ku shtetasi me iniciale K.S. u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash nga një çantë e brendshme e një automjeti.

Hetimet paraprake zbuluan se më 18 qershor, në të njëjtën lagje, ai kishte kryer një vjedhje tjetër, duke marrë 114,000 lekë nga një automjet tjetër.

Burimet policore bëjnë me dije se 29-vjeçari kishte si synim kryesor çantat e lëna në automjetet e turistëve, për të marrë para dhe sende me vlerë.

Materialet ndaj tij janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për hetime dhe veprime të mëtejshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme