Dy shtetasë të shpallur në kërkim nga policia janë arrestuar në Vlorë. Mësohet se njëri prej tyre ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje dhe tjetri me 2 vite burgim për dhunë në familje.
Ndërkohë, materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmët”, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje dhe tjetri me 2 vite burgim për dhunë në familje.
Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”.
Si rezultat, u kapën dhe ndaluan shtetasit:
26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”;
40 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 vite burgim nga e njëjta gjykatë, për veprën penale “Dhunë në familje”./abcnews.al
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...