Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se janë arrestuar sot katër persona për korrupsion aktiv.
Balla tha së të njëjtit kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit e policisë duke u dhënë ryshfet, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla shtoi se lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë katër drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta katër shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, tha Balla./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...