Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” janë arrestuar në flagrancë burrë dhe grua të cilët në një farmaci veterinare iu shisnin përdoruesve të drogave të forta medikament anestezik për kafshët.
Në pranga ka rënë edhe një blerës 18-vjeçar ndërsa janë sekuestruar në total 30 shishe me ketaminë.
Policia thotë se specialistët për hetimin e narkotikëve në policinë e kryeqytetit, falë një pune hetimore disa ditore, u bë arrestimi në flagrancë i Telha Kokunja, 52 vjeç dhe Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, të dy banues në Tiranë, burrë dhe grua.
Në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogave të forta, ketaminë (medikament anestezik për kafshët). Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim“, të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...