Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e Romës pasi ushtruan dhunë mbi një shtetas Indian me aftësi të kufizuar.
Eduart Moni, 33 vjeç dhe Roland Dauti, 32, u vunë në pranga pasi u identifikuan për aktin e kryer.
Eduart Moni u kap direkt nga forcat e rendit, ndërsa Dauti arriti të largohej nga autobusi por edhe ky nuk mundi t’i shpëtonte policisë më shumë se disa minuta.
Nuk dihen ende motive që i shtynë shqiptarët të rrihnin minorenin me aftësi të kufizuar, por dëshmitarët tregojnë se pasi e kanë ofenduar, ata filluan ta godisnin me grushta.
Dy shtetasit shqiptarët u transportuan në komisariatin më të afërt dhe u morën në pyetje. Aktualisht tani ata ndodhen në arrest shtëpie dhe së shpejti do gjykohen për lëndime të rënda.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...