Pesë persona janë arrestuar, mes tyre tre zyrtarë pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje.
Arrestimet janë bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.
Policia thotë se zyrtarët dyshohet se favorizonin ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura të Velipojës kundrejt shpërblimit financiar.
Të arrestuarit janë:
– P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.
Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 shtetasit:
– N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;
– B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.
“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit”, thuhte ne njoftimin e policisë.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...