Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Sipas policisë së Elbasanit, këta dy persona kanë mbajtur peng për disa minuta në një automjet një 68 vjeçar dhe e kanë kërcënuar për t’i marrë një shumë parash.
Ka qenë 68 vjeçari që ka bërë kallëzim në polici dhe më pas është bërë e mundur kapja e tyre. Të arrestuarit janë një 57 vjeçar nga Peqini dhe një 47 vjeçare, banuese në Belsh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë./abcnews.al
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë