Një arratisje e pazakontë ka ndodhur mesditën e së martës në Spitalin e Durrësit, ku i burgosuri Altin Ndoci, 39 vjeç, ka arritur t’u shpëtojë efektivëve të Policisë së Burgjeve gjatë qëndrimit në pavionin infektiv për kontrolle mjekësore, raportojnë mediat në Shqipëri.
Sipas të dhënave fillestare, Ndoci ka goditur me grusht një nga efektivët dhe është përplasur me të tjerët, duke shfrytëzuar afërsinë e repartit me parkimin e spitalit. Ai ka zbritur nga kati i tretë dhe është larguar me vrap drejt një makine Audi të bardhë që e priste jashtë. Një prej efektivëve ka qëlluar me armë në ajër për ta ndalur, por pa sukses.
Policia dhe Drejtoria e Burgjeve kanë konfirmuar arratisjen, duke bërë të ditur se kërkimet për kapjen e tij vijojnë.
Ndoci ndodhej në paraburgimin e Durrësit dhe është emër i njohur për organet e drejtësisë, pasi hetohet nga SPAK-u për përfshirje në katër vrasje dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ky rast është duke u trajtuar si një ngjarje me rrezikshmëri të lartë, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se do të ndërmarrin të gjitha masat për kapjen e tij sa më shpejt.
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...