Arratisja nga salla e gjyqit, ndalohen dy punonjës të Policisë së Burgjeve

09:40 | 24 Maj 2018

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e dy punonjësve të Policisë së Burgjeve që shoqëronin të arrestuarin Mikel Kasaj, i cili u arratis nga salla e gjyqit, menjëherë pasi mori dënimin.

Të ndaluarit janë Gjolek Hodaj dhe Granit Zani.

Pasi mori vendimin e dhënë nga gjykata, Mikel Kasaj kërceu mbi tavolinën e të pandehurit, duke u larguar nga dera e gjyqtarit.

Policët shoqërues të burgut e ndoqën menjëherë, por Mikeli është “zhdukur” nëpër korridoret e gjykatës dhe ka dalë jashtë me vrap./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara