Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi qarkullonte me mjet të blinduar dhe mbante armë me vete.
Policia bën me dije se kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
K.V., 23 vjeç, banues në Kurbin, ishte me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./TopChanel/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...