Gjykata e Apelit të Posaçëm ka liruar E.A, pjesë e procedimit të Safet Bajrit, duke zëvendësuar masën nga arrest me burg në arrest shtëpie. Bëhet fjalë për ish të dashurën e Bajrit, e akuzuar për sigurim kushtesh për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.
Mbrojtja argumentoi se akti i ekspertimit të zërit në përgjimin e pretenduar nga prokuroria nuk mund të realizohet nga ekspertët e fushës.
SPAK thotë se ka dyshime se ajo ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin, ditën kur ata kryen ekzekutimin e Licit në Shkodër, duke larguar këtë të fundit me makinë.
Në akuzë për këtë vrasje është edhe Behar Bajri, i cili sipas SPAK e ka organizuar vrasjen si hakmarrje për ekzekutimin e mikut të tij Boran Bërçana, një ish-polic dhe partneres së tij.
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...