Gjykata e Apelit Tiranë la të pandryshuar masën e sigurisë arrest me burg për Rexhep Rrajën, i cili akuzohet për veprën penale të përndjekjes së Xhisiela Malokut.
Avokati i Rexhepit akuzoi se gjykata ka vepruar nën presion politik dhe mediatik.
“Nën diktatin e politikës gjykata nuk po jep më vendime të drejta. Vepra penale nuk paraqet rrezikshmëri, aq më tepër kur viktima thotë se nuk është kërcënuar”, tha avokati i Rexhep Rrajës.
Pas seancës foli edhe Xhisiela, e cila përsëriti ato që ka thënë në media: “Problemet kanë ardhur për arsye xhelozie, siç e kam thënë edhe më parë. Të gjitha ato që kam thënë në media janë të vërteta”./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...