Durrësi është ngritur 10 centimetra më shumë mbi nivelin e detit, raporton agjencia italiane e mediave, ANSA.
Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë që ka tronditur pardje Shqipërinë, ka sjellë një zhvendosje masive të bregdetit shqiptar. Këtë e tregojnë imazhet radar të regjistruara nga satelitët Sentinel-1, i programit europian “Copernicus” i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) dhe i analizuar nga sizmologët e Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Radari me hapje sintetike (Sar) ka lejuar të matet deformimi i territorit, sikundër ndodhi për tërmetet e vitit 2009 në Akulia të Italisë. Deformimi është matur nga platformat online Geohazard-tep, i zhvilluar nga ESA, duke përdorur një kopje të imazheve radar të marra na sateliti Sentinel-1 të pozicionit përpara tërmetit dhe pas tërmetit, për të nxjerrë hartën e zhvendosjes së tokës.
Kjo është arritur falë sinjalit elektromanjetik të marrë nga sateliti, refleksi i sipërfaqes së tokës dhe të kapur nga sensorët, që në imazhin e arritur paraqitet me cikle ngjyrash të ndryshme. çdo cikël përfaqëson një zhvendosje të sipërfaqes së tokës gjatë linjës së parë nga sateliti në gjysmën e gjatësisë të valës së sinjalit të lëshuar.
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...
Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador ...
Vrasja e “El Mencho”/ Përleshje në Meksikë, presidentja shpa...
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun