Një 21-vjeçar shqiptar do të dëbohet nga Anglia, pasi u arrestua nga policia duke transportuar drogë. I riu u ndalua në zonën e Worcester, pasi ishte duke ecur me shpejtësi të madhe në rrugë. Pasi u ndalua, të riut, i identifikuar si Elton Keqa, i është gjetur dhe 1 kilogramë drogë në mjetin që ai drejtonte.
Policia e pikasi të riun shqiptar, pasi ishte duke ecur me mbi 100 kilometra në orë me makinë në rrugë. 21-vjeçari deklaroi përpara policëve se po nxitonte për të çuar së ma parë drogën në destinacion. Ai gjithashtu deklaroi se “ishte me kombësi shqiptare” dhe kishte vetëm 5 muaj që kishte shkuar në tokën angleze.
Gjithashtu policia i gjeti 21 vjeçarit shqiptar edhe 265 £ dhe tre telefona celularë. Avokati mbrojtës i të riut shqiptar është shprehur se “Elton Keqa kishte vetëm disa muaj në Angli. Ai nuk gjeti një punë tjetër ndaj u detyrua të transportonte drogën”.
Ndërkohë, avokati është shprehur se klienti i tij e kishte “herën e parë” që kryente një veprim të tillë. Ai konfirmoi se procedurat për dëbimin e 21-vjeçarit nga Anglia kishin nisur sapo i riu ishte arrestuar./javanews/
“100% rritje të tarifave”, KRU Gjakova tregon arsyen se pse ...
Dembele shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, Bon...
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...