Rreth 80 të rinj amerikanë nga “Kori i Kolegjit të Masterit”, Kaliforni kanë kënduar para parlamentit shqiptar disa këngë patriotike.
Ky minikoncert i tyre u bë me qëllim ndërgjegjësimin e deputetëve shqiptarë në mënyrë që ata të punojnë për mirëqenien e popullit shqiptar.
Shqipëria nuk është vendi i parë që ata kanë zgjedhur për të përcjellë një mesazh të tillë përmes këngës pasi organizatorët tregojnë se çdo vit ata përzgjedhin një shtet të caktuar ku përcjellin mesazhe të tilla paqe, mirëkuptimi dhe dialogu.
Të rinjtë kanë interpretuar Himnit tonë Kombëtar dhe disa këngë të njohura shqiptare si: Xhamadani vija-vija, është Kosova, a është Shqipëria…Edhe pse ky aktivitet ishte tepër emocionues për t’u dëgjuar, asnjë nga deputetët e Kuvendit nuk qëndroi për t’i ndjekur, qoftë për kënaqësi, apo edhe për të marrë mesazhin që kërkonte të përcillte grupi i korit të amerikanëve.
Të vetmit që kanë duartrokitur dhe i kanë ndjekur me endje ishin gazetarët dhe një pjesë e administratës së Kuvendit.
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...