Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka thënë se nëse Shqipëria do më tepër fonde nga BE-ja, duhet të plotësojë disa kushte.
“Brenda BE ne kemi fonde strukturore ndaj për këtë arsye kryetarja e komisionit evropian bëri një propozim për një paketë rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor për rritjen ekonomike, pasi nëse do të lëmë në rastësi duhet një kohë e gjatë. Duhet një shtytje, pasi nuk ka fonde falas, por mbështetja lidhet me kushte, pasi nëse do fondet e BE duhet që të plotësosh disa kushte.”, tha ajo, raporton euronews, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo shtoi se duhet të garantojnë se i kanë njerëzit që duan të përfitojnë nga anëtarësimi.
“Ky është një propozim që po diskutohet me vendet anëtare pasi është pjesë e rishikimit afatmesëm për buxhetin dhe paketa përfundimtare nuk është akoma gati por është një objektiv i deklaruar i komisionit evropian. Duhet që të garantojmë se ne i kemi njerëzit që duan të përfitojnë nga anëtarësimi”, u shpreh ambasadorja Hohmann./Arbresh.info.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...