Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar maksimalisht rolin e Shqipërisë në NATO dhe sipas saj kjo është arsyeja pse vendi jonë ka rol drejtues në “Defender Europe 21”, stërvitja më e madhe ushtarake që prej Luftës së Dytë Botërore.
Kim: Roli drejtues i Shqipërisë në këtë stërvitje është domethënëse dhe roli i Shqipërisë në këtë aleancë vetëm rritet. Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend në rajon, roli i Shqipërisë në aleancë është më i rëndësishëm se kurrë. Shqiptarët kanë luftuar pranë nesh krah për krah në konflikte të shumta përreth globit.Kurrë nuk do të harrojmë sakrificat tuaja dhe do tu jemi gjithmonë mirënjohës që kur Amerika ka nevojë për ju, kur aleatët kanë nevojë për ju, NATO është aty dhe Shqipëria është gjithmonë krah nesh.
Diplomatja amerikane tha se Shqipëria ofron një bazë të rëndësishme që i jep mundësinë NATO-s dhe SHBA për t’ju përgjigjur emergjencave dhe kizave rajonale shpejt dhe në mënyrë efektive.
Kim: “Defender Europe 21” përgatit për këtë koncept, demonstron aftësinë për të hyrë në Europën Juglindore përmes Shqipërisë. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi.Nuk keni hezituar kurrë për të ofruar trupat tuaja.Kjo stërvitje në Shqipëri është historike në vetëvete. Ky operacion mbështetës logjistik të cilin të gjithë kemi ardhur që ta shohim demonstron aftësinë e ushtrisë së SHBA për të dërguar forca ushtarake strategjikisht në vendin ku duhet.Përkushtimi i SHBA ndaj NATO-s është i hekurt.
“Defender Europe 21” po zhvillohet teksa SHBA dhe Shqipëria festojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe Kim tha se nuk ka mënyrë më të mirë sesa kjo për të festuar angazhimin ndaj kësaj marrëdhënie dhe popullit shqiptar.
Kim: Kjo stërvitje historike është fillimi i gjërave edhe më të mëdha që do të vijnë. Do të stërvitemi së bashku më shpesh, do të punojmë së bashku më gjerë. Mbetemi me ju krah për krah, sot, nesër dhe përgjithmonë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit