Gjermania po konstaton ritme të shpejta dhe pozitive në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Për ambasadorin Bergner, ekipi negociator shqiptar ka bërë një punë të mirë në nivel negociues me hapjen e grupkapitujve të parë.
“Ka një dinamikë të fortë në gjashtë muajt e fundit me hapjen e grupkapitujve të pare. 35 kapitujt e negociatave për pranimin në BE janë ndarë në gjashtë grupkapituj që po hapen radhazi. Dhe duhet ta përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej këtyre gjashtë grupkapitujve. Ky është një shans shumë mirë.
Vetë pala gjermane po bashkëpunon me vendin tonë, jo vetëm me investime, por edhe me konsulencë, teksa sheh që dëshira e shqiptarëve është e madhe në rrugën e anëtarësimit.
“Bashkëpunimi gjerman ka një kuptim për ne. Do të thotë që ne punojmë me partnerët lokalë dhe përpiqemi të akomodojmë kërkesat, nevojat e vendit. Dhe nga ajo që dëgjoj, pranimi në BE është një nevojë e përbashkët për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga partitë politike, nga qeveria, nga opozita.”.
Gjermania është partner tregtar dhe investitor në Shqipëri që nga viti 1988 dhe fushat e interesit të saj janë të lidhura me investime të qëndrueshme.
“Ne e bëjmë këtë në fushën e bujqësisë, promovojmë agroturizmin, sepse mendojmë se duam të krijojmë burime të qëndrueshme të ardhurash për njerëzit. Ne po përqendrohemi gjithashtu në fushën e infrastrukturës në disa nga projektet, menaxhimin e ujërave të zeza, furnizimin me ujë, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Ne përpiqemi të mbulojmë fushat që promovojnë dhe mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”.
Vlera e investimeve në fushat ku operon shteti gjerman në vendin tonë ndër vite arrin në 1.2 mld euro./Euronews Albania
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...