Ashtu si OSBE/ODIHR edhe SHBA-të shprehin shqetësimin për blerje votash dhe incidente të tjera të ndodhura gjatë procesit të votimit ditën e djeshme në Shqipëri.
Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë pasditen e sotme për mediat, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë në emër të Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzon qytetarët e Shqipërisë për ushtrimin paqësisht të të drejtës së tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015; ndërkohë që bën thirrje për shpejtimin e procesit të numërimit të votave.
“Numërimi i votave vazhdon dhe u bëjmë thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë certifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve. Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera. Nxisim qeverinë dhe partitë politike të punojnë për t’i trajtuar këto gjetje dhe rekomandimet e tjera të ODIHR,” thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...