Lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës vjen qëndrimi ambasadës së SHBA në Tiranë.
Top Channel pyeti përfaqësinë e Washingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.
Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade dha këtë përgjigje.
“Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”.
Megjithëse pyeti në mënyrë specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Washingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.
Këmbëngulja e ambasadës amerikane për marrëveshjen e 5 Qershorit do të thotë se dakortësia e dhënë nga Edi Rama një ditë më parë për ndryshime kushtetuese, mbetet pa “bekimin” amerikan për momentin.
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Ndryshimet në qeverinë “Rama”, 7 ministrat e rinj betohen pa...
Shumë qytetarë mblidhen në Prekaz, fillojnë homazhet për dit...
Disa persona e grisin flamurin në sheshin “Adem Jashari” në ...
UNICEF: Rreth 200 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në...