Në një njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksuan se qëndrimi përtej “datës së pranimit” të përcaktuar në formularin I-94 mund të ketë pasoja të rënda ligjore, përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm, si dhe vështirësi apo pamundësi për të aplikuar për viza në të ardhmen.
“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej datës së caktuar në formularin I-94 mund të sjellë pasoja të rënda, duke përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.
Sipas Ambasadës, tejkalimi i afateve të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar apo punuar në Shtetet e Bashkuara.