Ambasada Amerikane në Tiranë ka deklaruar se aleatët perëndimorë të Shqipërisë në Samitin e NATO-s në Uashington kanë marrë një vendim tepër të rëndësishëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se bëhet fjalë për mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.
“Aleatët morën një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington për të forcuar bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën. Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani, dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen.”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë./abcnews/
Çështja e presidentit, Gashi: Sjellje e dhunshme për ndryshi...
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...