Albana Vokshi është zgjedhur zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane.
Kjo është hera e parë që një përfaqësuese së Partisë Demokratike zgjidhet në një post kaq të lartë politik në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.
“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane.
E gjithë energjia ime do të jetë për të promovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”, u shpreh Vokshi pas zgjedhjes.
Doris Pack u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit.
Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.
Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:
1.Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni),
2.Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin, Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari),
3.Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri),
4.Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci),
5.Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani),
6.Doina Gherman, deputete, (Moldavi)./a2news
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030