Banorët e lagjes “Drita” të Burrelit janë alarmuar nga të shtënat me armë.
Një 17 vjeçar ka rrëmbyer armën dhe ka qëlluar në ajër.
L.M pasi u arrestua nga policia u shpreh se nuk ka pasur arsye, por ka qëlluar kot.
“Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Drita”, të qytetit Burrel, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.
Si rezultat i një pune të mirë organizuar nga shërbimet e policisë Mat, u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Vijon puna për gjetjen e armës që ka përdorur autori”, njofton policia e qarkut Dibër.
17-vjeçari ka deklaruar në polici ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë arsye apo konflikt të qëllonte, duke u shprehur se ka vepruar kot. Megjithatë ai nuk ka treguar se ku e ka gjetur armën.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “ Prishje e qetësisë publike”./Gazeta Express
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...