Alarmi i mjekëve: Rritet numri i 17- 18 vjeçareve vajza që përdorin kokainë

00:04 | 18 Shkurt 2021

Toksikologu, Zihni Sulaj thotë se përzierja e drogës me lëndë të tjera toksike mund të rrisë efektin e saj tek përdoruesi, por njëkohësisht shton edhe dëshirën për konsum të madh. Vetëm gjatë periudhës së izolimit të vendit nga Covid 19, 2 persona kanë ndërruar jetë nga overdoza.

Sulaj: Efektet toksike të drogave më së shumti qëndrojnë të përziersit, tek shtesat që bëhen, se sa tek ventë produkti aktiv i drogës. Pandemia e ka çuar në një përmbysje të tablosë epidemiologjike të përdoruesve. Shpesh për të arritur efektin në mungesë të sasive këta përdorin shumë medikamente. Përziejnë shumë qetësuse, antidepresiv, i përziejnë bashkë me drogën dhe e injektohen çka e bën edhe më të rëndë këtë. Ne kemi konstatuar 2-3 raste overdozë të shoqëruar me përfundim vital.

Mjekët toksikolog ngrenë alarmin ata thonë se edhe numri adoleshentëve femra dhe meshkuj që pinë kokainë është shtuar shumë në vendin tonë,por nuk mungojnë edhe rastet kur droga fillohet në personat adult.

Sulaj: Ata që kanë një punë të mirë dhe burim të ardhurash financiare të sigurta dhe shumta e preferojnë që drogën ta pinë në grup. Por nga ana tjetër fatkeqësisht kanë filluar që drogën ta konsumojnë shumë femrat 17-18 vjeçe./ Tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara