Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Rama: Do të vijojnë edhe në një fazë të dytë për përgatitjen e plotë të sezonit turistik

18:23 | 24 Mars 2026
E.G

Në Pogradec është zhvilluar një aksion i gjerë pastrimi, ku u angazhuan ndërmarrjet e bashkisë, kompani private dhe nxënës të shkollave. Aksioni nisi nga Qafë Thanë, pika hyrëse për turistët e huaj, dhe vijoi përgjatë aksit Qafë Thanë–Pogradec si edhe në bregun e liqenit.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksioni, duke theksuar se kjo është vetëm faza e parë e pastrimit, ndërsa do të ketë edhe një fazë të dytë për përgatitjen e plotë të sezonit turistik.

“Pogradec, aksioni i gjerë i pastrimit. Në këtë nismë u angazhuan ndërmarrjet e bashkisë, kompani private dhe nxënës të shkollave. Aksioni nisi nga Qafë Thanë, si pika hyrëse për turistët e huaj, vijoi përgjatë aksit Qafë Thanë–Pogradec dhe në bregun e liqenit. Aksionet e pastrimit do të vijojnë edhe në një fazë të dytë për përgatitjen e plotë të sezonit turistik”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale