Një 56 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi u përplas nga një automjet “Volksvagen” në zonën e Laprakës në Tiranës.
Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:20, në rrugën e “Dritan Hoxha”, ku ka humbur jetën këmbësorja me iniciale L.D. e cila ka humbur jetën pak momente pas përplasjes.
Policia thotë se ka arrestuar shtetasin Edmond Goxhaj, drejtuesi i mjetit që shkaktoi ngjarjen e rëndë, të cilit i është gjetur edhe lëndë narkotike.
“Nga kontrolli i ushtruar në mjetit është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë me gjithë ambalazhin lëndë e dyshuar e llojit kokainë”, sqaron policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme./topchannel
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...