Ministria e Jashtme ka identifikuar 4 viktima me origjinë shqiptare në radhët e aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.
Në njoftim thuhet po ashtu se po pritet përgjigjia e ADN-së së një shqiptari tjetër.
“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:
Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.
Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.”- thuhet në njoftim.
Shërbimi mjekoligjor i Larisës i përbërë nga tre mjekë të specializuar nga Selaniku, Athina dhe Lamia të cilët kanë punuar më herët në identifikimin e trupave në aksidente të tjera tragjike janë vendosur në dispozicion në vendin e ngjarjes. Ata me mjete të posaçme së bashku me kamera po bëjnë të mundur që nëpërmjet ADN të identifikojnë trupat edhe pse shpresat sa vijnë edhe zbehen.
Kujtojmë se ditën e sotme u mbajt funerali i 23-vjeçares shqiptare, Ifigjeni Micka, ajo po udhëtonte me partnerin e saj, i cili u shpëtua i plagosur.
Mediat greke raportuan edhe për një tjetër vajzë shqiptare, Klaudia Lata. 21-vjeçarja ishte një studente e shkëlqyer në Degën e Mjekësisë Ushtarake.
Mësohet se natën e aksidentit Lata po kthehej në Selanik për të vazhduar studimet pas një qëndrimi 3 ditor në Patra, ku festoi karanavalet.
Shqipëria në shenjë solidariteti me Greqinë ka shpallur datën 5 Mars ditë zie kombëtare.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen