Aksidenti i rëndë automobilistik qe ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në vendin e quajtur Çekrek në Gramsh mendohet se ka nxjerre ne pah nje linje te trafikut te shtetasve siriane.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona. Ndërkohë raportohet se janë plagosur tetë të tjerë që kanë qenë brenda në makinë.
Sipas informacioneve të para, drejtuesi me inicialet M. Gj. 28 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.
Dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë emigrantë sirianë. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Gramshit.
Sipas burimeve, mendohet se automjeti është nisur nga Bilishti dhe drejtuesi i mejtit për të shmangur kontrolle policore ka përdorur aksin Korçë-Moglicë-Gramsh-Tiranë.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ tregon se si duhet të plotësoh...
Komunat veriore me shumicë serbe tërhiqen nga Asociacioni i ...
Prishtina ndez sonte dritat e fundvitit
Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si ha...
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...