Ndërron jetë në spital, shoferi 40-vjeçar i cili mbeti i plagosur pasditen e kësaj të marte në aksidentin e ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG në Tiranë.
Kujtojmë se që në momentin e parë, 40-vjeçari me iniciale D. B. ishte në gjendje të rëndë, siç tregohet edhe në këto pamje që përcolli.
Në pamje ai shihej pa ndjenja në timon, ndërsa ekipet e emergjencës i vinin në ndihmë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:25 dhe në aksident u përfshinë 3 automjete.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital“, tha dhe policia e Tiranës në një njoftim të dytë për ngjarjen./tvklan.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...