Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes (15 janar) në Durrës ku një automjet me drejtues një 26-vjeçar ka rënë nga mbikalimi i Urës së Dajlanit.
Si pasojë e aksidentit tragjik, ka humbur jetën pasagjerja, V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë plagosur drejtuesi i ,mjetit dhe dy këmbësorë, konkretisht T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët janë shpoqëruar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim./rtsh
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...
Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë