Një ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përplasjes nga një automjet ka humbur jetën një këmbësor.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases L. K., 36 vjeçe. Arrestimi i saj u krye pasi automjeti që ajo drejtonte ka aksidentuar shtetasin H. D., 68 vjeç.
Pavarësisht ndihmës së parë, i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./rtsh.al/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...