Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 00:40 të së shtunës në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e Marikajt, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetasi D. D., 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri E. B., 19 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./euronews.al
Përparim Rama, Kurtit: Qiti paret, Kryeministër
Kurti uron Dardanët pas fitores: Kampionati Botëror kurrë s’...
Osmani pas fitores ndaj Sllovakisë: Historike! “Dardanë, fal...
Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...