Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në dalje të tunelit në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vajza, ndërsa dy të tjera kanë mbetur të plagosura.
Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një “Volkswagen”, me të cilin po udhëtonin 4 vajzat. Sipas policisë, mjeti tip “Benz” dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerr nga automjeti vajzat e bllokuara, të cilat u dërguan me shpejtësi në spital, por si pasojë e plagëve të marra, dy prej tyre kanë ndërruar jetë.
Policia ka ndaluar drejtuesin e “Benz”-it, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...