Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesnatë në aksin nacional Berat-Fier, në afërsi të fshatit Velmish.
Paraprakisht dyshohet se personi qe ka ndërruar jetë është Mentor Lama, punëtor i firmës qe merret me asfaltimim e aksit nacional Poshnjë-Roskovec.
Mjeti që e goditi, është i tipit Peugeot, por drejtuesi, 58-vjeçari me iniciale T.H. është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Automjeti është gjetur në shtëpinë e autorit, i cili është identifikuar dhe kapur nga policia.
Njoftimi i policisë:
Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore).
Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tch/
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend