Aksident në Vlorë, automjeti përplas 60-vjeçaren

09:12 | 24 Nëntor 2022

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, ku shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Aktualisht, e aksidentuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Shpërndaje në rrjete sociale